Shërbimi Meteorologjik: Parashikimi i motit këtë fundjavë, 4-5 nëntor 2023

Shërbimi Meteorologjik: Parashikimi i motit këtë fundjavë, 4-5 nëntor 2023

14:11, 03/11/2023
A+ Aa A-

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka dhënë parashikimit e motit për dy ditët në vazhdim, 4 - 5 nëntor 2023.

Për fundjavën që presim vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike si pasojë e periferisë së një stuhie të fortë që ka përfshirë jo vetëm vendin tonë por edhe një pjesë të madhe të europës.

Në këtë mënyrë për ditën e shtunë nga orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës moti parashikohet me vranësira të dendura e reshje shiu të vazhdueshme dhe intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave.

Në periudha afatshkurtra reshjet do të jenë me intensitet të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive të forta shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër. Pas mesdite mot me alternime kthjellimesh e vranësirash me këto të fundit të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët apo shtrëngata afatshkurtra.

Për ditën e diel moti nis me alternime kthjellimesh e vranësirash me këto të fundit më tepër të theksuara në veriperëndim dhe jugperëndim. Në orët e pasdites në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Vlen për t'u theksuar se për ditën e diel pritet erë tepër intensive dhe problematike kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. Era pritet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 3-12m/s ndërsa me rrahje era intensive 15-25m/s shoqëruar me dallgëzim të lartë në dete të forcës 5-7 ballë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco