‘Metamorfozë’ vetting Shkodër-Tiranë, me tigra e sorkadhe

‘Metamorfozë’ vetting Shkodër-Tiranë, me tigra e sorkadhe

14:02, 03/11/2023
A+ Aa A-

Nga Basir Çollaku/

Arbër Çela, kryegjyqtar në Shkodër, vëllai kryeprokurorit të Tiranës, u konfirmua në detyrë për sjellje të mirë profesionale?!

Apo borxhet e vettinguesve në këtë dynja lahen.. ?!

Tigrat e sorkadhet e rivlerësimit, kapur nga lidhjet me të paligjshmit nuk dalin nga rrethi..

Metamorfoza i ka kapur bashkërisht. Në të gjitha shkallët.

Vetëm prokurorët francezë, belgë, holandezë, mund të bëjnë transparencën e domosdoshme.

Në dosjen e Bajrëve dhe Pëllumb Gjokës në hetim në SPAK, ka episode tepruese për një vendimmarrje ndryshe. Në këtë histori penale Prokuroria e di kush është “tigri” punëmbaruari grupit të inkriminuar. Aty ka të dhëna jo të pakta kush është edhe ministri kontakt bandës, ndikuesi për veprime në favor të tyre. Më herët janë përdorur nga ky ministër funksionarë të lartë të drejtësisë së re për të liruar të akuzuar për akte të rënda. Kunata Arbena, në Gjykatën e Lartë dhe xhaxhai në qeli si tritolvënës në stadiumin e Lushnjës, dënuar 25 vjet. Kunati Dardani, vëllai gjykatëses shofer i pilotit Riformato të drogës në Divjakë i dënuar. Paketë e çuditshme drejtësi ç’drejtësi. Dhe qoka është mbaruar. Klering atentatorësh nga Elbasani në Shkodër. Por kur e ke mirë me Zotin qëllon të ndodhë edhe kështu në derë të xhamisë thotë populli..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco