‘Si në filma”, publikohet videoja, shkëmbim zjarri mes grabitësve të një banke dhe policisë  në Ferizaj

‘Si në filma”, publikohet videoja, shkëmbim zjarri mes grabitësve të një banke dhe policisë në Ferizaj

13:05, 03/11/2023
A+ Aa A-

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot rreth orës 04:50 nga disa persona të panjohur në magjistralen Ferizaj-Prishtinë në një bankomat afër pikës së karburantit “Hib Petrol” në Ferizaj.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas tij, sapo ka arritur në vendngjarje policia, të dyshuarit kanë filluar që të shtinë me armë zjarri në drejtim të veturës së policisë, duke dëmtuar në masë të madhe veturën zyrtare, mirëpo dy policët që ishin në veturë nuk kanë pësuar ndonjë lëndim.

Veseli po ashtu bëri të ditur se të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes me një veturë në drejtim të panjohur.

Po ashtu siç bëri të ditur Veseli në veturë dyshohet se ishin katër persona me armë të gjata. Ndryshe në rrjete sociale janë publikuar pamje të momentit të shkëmbimit të zjarrit mes zyrtarëve të policisë dhe këtyre personave.

VIDEOJA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco