VIDEO - EMRI/ I dënuar për vepra kriminale e mashtrim, arrestohet 37-vjeçari, lëvizte me kallashnikov

11:26, 02/11/2023
A+ Aa A-

Parandalohet ngjarja kriminale në Vaun e Dejës. Një 37-vjeçar është arrestuar pasi lëvizte i armatosur dhe dyshohet se do të kryente ngjarje kriminale.

Ndërkohë bëhet me dije se 37-vjeçari, Marjan (Zamir)Gjoni, rezulton i dënuar më parë brenda dhe jashtë vendit, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe për mashtrim, si dhe në Francë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Sapo është lokalizuar nga uniformat blu , ai ka tentuar të largohet por është neutralizuar më pas dhe vënë në pranga nga policia. Bëhet me dije se gjatë kontrollit në brendësi të automjetit tip “Audi”, poshtë sediljes së pasme të pasagjerit, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov dhe 2 krehra me municion luftarak.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe në drejtimin e  Prokurorisë, vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të qëllimit që kishte ky shtetas që qarkullonte me armë zjarri. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco