VIDEO/ Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën i riu

09:54, 02/11/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë – Durrës.

Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka thyer barrierat anësore të rrugës, duke përfunduar më pas në kanal.

Mësohet se nga aksidenti ka mbetur viktimë një i ri.

Forcat zjarrfikëse po bëjnë të mundur nxjerrjen e trupit pasi viktima është i zhytur në kanal nga forca e përplasjes.

Njoftimi:

Durrës/Informacion paraprak 

Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi E. D., 33 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 33-vjeçari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco