GJKKO vendos sot, por Laert Haxhiajn nuk e mbrojnë më as avokatët e tij

GJKKO vendos sot, por Laert Haxhiajn nuk e mbrojnë më as avokatët e tij

09:02, 02/11/2023
A+ Aa A-

Teksa këtë të enjte në orën 12 mbahet seanca për Laert Haxhiajn në Gjykatën e Posaçme, avokati i këtij të fundit ka dhënë dorëheqjen nga përfaqësimi i tij.

Deri në këtë fazë Haxhiu, i cili ndodhet në burgun e Greqisë përfaqësohej nga avokati Detar Hysi, e ndërsa me dorheqjen e tij nga çështja mbetet e paqartë se kush do ta marrë në mbrojtje Laert Haxhinë.

Laert Haxhia teksa ka marrë një dënim nga autoritetet shqiptare për tentativë vrasje, ndaj tij ka nisur edhe një tjetër procedim penal pas dëshmisë së Artan Tafanit.

Po ashtu, ndaj tij po zhvillohet edhe një proces gjyqësor në shtetin helen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco