Millovan Bozhoviq dënohet me 7 muaj burgim për incidentet në veri

Millovan Bozhoviq dënohet me 7 muaj burgim për incidentet në veri

09:24, 30/10/2023
A+ Aa A-

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar të pandehurin Millovan Bozhoviq me shtatë muaj burgim për veprën penale “pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm” dhe për djegie të veturave në veri.

Atij do t’i llogaritet koha e mbajtur në paraburgim, si dhe do t’i paguajë 100 euro për procedurën dhe 100 euro për fondin e kompensimit të viktimave.

Ndaj Bozhoviqit është ngritur aktakuzë më 16 tetor të këtij viti. Ai akuzohej se kishte shkaktuar zjarrvënie në protesta të dhunshme, ndërsa në seancën e 26 tetorit, mbrojtësi i tij e kishte pranuar fajësinë.

V.K dhe Gj.S, palë të dëmtuara në këtë rast, nuk bënë kërkesë pasurore në këtë proces gjyqësor meqë thanë se nuk e dinë nëse i akuzuari ia dogji veturat dhe as se kush saktësisht ishte përfshirë në dëmin që i ishte bërë. Në një raport të Policisë së Kosovës lidhur me këtë rast shkruhej se ankuesit i ishin drejtuar stacionit policor të Zubin Potokut për ta raportuar rastin e tyre, meqë një grup i personave të panjohur ia kishte djegur veturat rreth orës 2 e 30 të mëngjesit.

Në stacion policor V.K e Gj.S, sipas policisë, kishin deklaruar se para një jave i kishin konvertuar targat e tyre në RKS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco