Sherri në Kepin e Redonit, arrestohet edhe ish-deputeti Mark Frroku Foto ilustruese

Sherri në Kepin e Redonit, arrestohet edhe ish-deputeti Mark Frroku

09:07, 30/10/2023
A+ Aa A-

Ish-deputeti Mark Frroku dhe 7 persona të tjerë janë arrestuar nga Policia e Durrësit pas konfliktit të një dite më parë në Kepin e Rodonit në Durrës për çështje pronësie.

Sherri mes banorëve të zonës dhe përfaqësuesve të Kishës Katolike ka nisur për pronën, ndërsa më pas ka agravuar deri në dhunë fizike.

Të 8 personat u shoqëruan një ditë më parë, ndërsa burimet konfirmuan sot se është arrestuar edhe Mark Frroku.

Përfaqësuesit e Kishës Katolike kanë qenë duke rrethuar pronën për të cilën kanë certifikatë pronësie dhe këtu ka nisur sherri, ndërsa një ditë më parë u raportua edhe për të shtëna me armë.

Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco