Dhunoi arbitrin, arrestohet futbollisti i ‘KF Shënkolli’

Dhunoi arbitrin, arrestohet futbollisti i ‘KF Shënkolli’

19:49, 28/10/2023
A+ Aa A-

Policia e Lezhës ka vënë në pranga futbollistin e ekipit të "KF Shënkolli" pasi gjatë një ndeshje futbolli ka goditur arbitrin.

Policia bën me dije se kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B. Z. 31 vjeç, banues në Lezhë, futbollist i ekipit "KF Shënkolli", për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës".

Njoftimi:

Lezhë/ Dhunoi fizikisht arbitrin gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve "KF Shënkolli"-"KF Sopoti", vihet në pranga 31-vjeçari, futbollist i ekipit "KF Shënkolli".

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B. Z. 31 vjeç, banues në Lezhë, futbollist i ekipit "KF Shënkolli", për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës".

31-vjeçari, ditën e sotme, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve "KF Shënkolli"-"KF Sopoti", në stadiumin e Shënkollit, ka dhunuar fizikisht arbitrin e ndeshjes, shtetasin A. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet në spital për asistencën e nevojshme mjekësore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco