Ndotja e lumit Gjanica: arrestohet punonjësi i një firme duke derdhur mbetje hidrokarburesh në ujë

Ndotja e lumit Gjanica: arrestohet punonjësi i një firme duke derdhur mbetje hidrokarburesh në ujë

11:55, 28/10/2023
A+ Aa A-

Ndotja me hidrokarbure e lumit Gjanica në Fier e ka nxitur Policinë e Fierit  falë edhe informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore për një tjetër kompani hidrokarburesh që shkarkonte mbetje në këtë lumë, që të shkonin në vendin e quajtur ish-UPN dhe të arrestonin punonjësin e pastrimit të kompanisë, Gj.P. duke shkarkuar mbetjet e hidrokarbureve.

Përveç arrestimit në fragrancë të Gj.P, 52 vjeç, banues në Fier,  nisi procedimi në gjendje të lirë për drejtuesit: Sh.G, 64 vjeç, administrator i kompanisë private dhe M.B, 65 vjeç, përgjegjës i sektorit të pastrimit në këtë kompani.

Këta shtetas, nëpërmjet aktivitetit të tyre në fushën e hidrokarbureve kanë ndotur ujërat e lumit Gjanica, pasi kanë shkarkuar aty mbetjet e këtyre lëndëve, duke shkaktuar prishjen e sistemit ekologjik të lumit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco