Pogradec, makina e një polici përfshihet nga zjarri gjatë natës

07:38, 12/10/2023
A+ Aa A-

Në Pogradec, një mjet është përfshirë nga flakët gjatë natës, rreth orës 3. Mjeti që ishte i parkuar i përket një efektivi policie. Sipas të dhënave  paraprake dyshohet për ngjarje aksidentale megjithatë policia po vijon hetimet për sqarimin e ngjarjes. Zjarri është fikur nga forcat e MZSH duke shpëtuar edhe dy makina të tjera që ishin parkuar pranë mjetit në flakë.

Policia e Shtetit njoftoi se: "Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, rruga "Reshit Çollaku", ka rënë zjarr në automjetin tip "Mercedes-Benz", në pronësi të shtetasit Th. H., (me detyrë punonjës policie pranë Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë).

Nga këqyrja paraprake, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale në pjesën e brendshme të motorit të automjetit, i cili është djegur pjesërisht. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco