Mashtronte me fletëpalosje dhe u vidhte sende personale e para, policia greke zbulon identitetin e shqiptarit

Mashtronte me fletëpalosje dhe u vidhte sende personale e para, policia greke zbulon identitetin e shqiptarit

11:43, 07/10/2023
A+ Aa A-

ATHINE

Mateo Sinanllari, 29 vjec, aktualisht i burgosur, hynte në biznese me pretekstin e shpërndarjes së broshurave reklamuese apo shitjes së kuponëve të bamirësisë.

Ai vendoste fletëpalosjet, kryesisht duke mbuluar celularët e punonjësve, paratë ose sende të tjera personale.

Më pas, duke qenë se viktimat nuk kanë shfaqur interes për përmbajtjen e fletëpalosjeve, 29-vjeçari, pa u vënë re, i ka marrë me mjeshtëri fletëpalosjet, duke hequr njëkohësisht edhe celularët, të cilët kishte arritur t’i mbulonte me to dhe largohej.

Ndonjëherë, duke përfituar nga mungesa e punonjësve për disa minuta, u merrte celularët, paratë dhe sendet e tjera personale. Policia greke përmes publikimit të identitetit dhe fotove të Sinanllarit, kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e rasteve të tjera që mund të jetë përfshirë 29-vjeçari. Sinanllari rezulton i arrestuar për vjedhje edhe në vitin 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco