Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

SYRI TV/ Uji për resortin than çezmat e Mezhgoranit, banorët: Pas investimit fshihet Mero Baze

11:14, 06/10/2023
A+ Aa A-

Edhe pse Bashkia e Tepelenës bëri një investim 2 mln lekë për ndërtimit e rrjetit të furnizimit me ujë të 3 fshatrave, banorët e Mezhgoranit nuk po furnizohen me ujë të pijshëm. Mbi 120 familje po protestajnë për shkak se qeveria po e kanalizon ujin tek një subjekt privat. Sipas banorëve, pas investimit strategjik  të miratuar nga kryeministri Rama, fshihet gazetari pranë qeverisë, Mero Baze

SYRI TV

Rreth 2 vjet më parë, Bashkia e Tepelenës mori një mbështetje financiare nga qeveria në rreth 2 milionë për ndërtimin e rrjetit të furnizimit me ujë të fshatrave Nivicë, Peshtan dhe Mezhgoran.Por, dy vjet pas këtij investimi, uji nuk rezulton që të jetë i destinuar për banorët e Mezhgoranit.

Rreth 120 familje të këtij fshati janë ngritur prej ditësh në protestë, pasi disa mjete të rënda po punojnë për të dërguar ujin pranë një subjekti privat. Banorët thonë që pas atij investimi fshihet gazetari i qeverisë, Mero Bazë.

Ndërkohë, zyrtarisht, ndërtimi është një “investim strategjik”, i miratuar nga kryeministri Edi Rama. Në 18 korrik 2022, Komiteti i Investimeve Strategjike nën drejtimin e Ramës, miratoi statusin e investitorit strategjik për projektin “Zagroturizëm”, i cili po ndërtohet nga kompania me të njëjtin emër. “Investori strategjik” zotërohet 100 përqind nga shoqëria e prodhimit të mishrave dhe sallameve, “Hako”.

Sipas vendimit të miratuar nga Edi Rama, investitori do të ndërtojë një hotel me 62 dhoma, si edhe një sërë mjedisesh të tjera rekreative e bujqësore. Kompania synon të kryejë një investim me vlerë mbi 5 milionë euro, dhe për realizimin e qëllimit të saj ka marrë me qira disa dhjetra mijëra metra katrorë tokë e pyje nga Bashkia e Tepelenës. Ligji për “investitorët strategjikë” parashikon lehtësira qeveritare për subjektet private, përfshirë edhe ndërtimin e një linje të dedikuar ujësjellësi.

Kështu duket se ka ndodhur edhe me “investitorin strategjik” në Peshtan të Tepelenës, ku qeveria dhe strukturat e saj po punojnë për furnizimin e resortit turistik me ujë dhe lënë në thatësirë shtëpitë e qindra banorëve të Mezhgoranit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco