EMRI - Durrës/ Kapet 36-vjeçarja e shpallur në kërkim

EMRI - Durrës/ Kapet 36-vjeçarja e shpallur në kërkim

12:16, 04/10/2023
A+ Aa A-

Qaku Durrës/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 36-vjeçare e shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe procedurale, të kryera në vijim të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, të mbështetur nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetaseje të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, kapën dhe ndaluan shtetasen Fatma Storja., 36 vjeçe, banuese në Durrës.

36-vjeçarja ishte shpallur në kërkim pasi gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për vep

Qaku Durrës/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 36-vjeçare e shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe procedurale, të kryera në vijim të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, të mbështetur nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetaseje të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, kapën dhe ndaluan shtetasen F. S., 36 vjeçe, banuese në Durrës.

36-vjeçarja ishte shpallur në kërkim pasi gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco