EMRI/ Shiste mallra të kontrabanduara, arrestohet 42-vjeçarja në Tiranë

EMRI/ Shiste mallra të kontrabanduara, arrestohet 42-vjeçarja në Tiranë

11:12, 04/10/2023
A+ Aa A-

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Omega”, për goditjen e kontrabandës së mallrave.

Magazinonte dhe tregtonte mallra të dyshuara të kontrabanduara, dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari, vihet në pranga 42-vjeçarja.

Sekuestrohen veshje dhe produkte të ndryshme kozmetike, të kontrabanduara.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Omega”.

Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasja Eljona Rrokaj 42 vjeçe, banuese në Tiranë.

Në Komunën e Parisit, gjatë kontrollit në dyqanin e shtetases E. Rr., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra dhe produkte të ndryshme, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e tyre. Nga verifikimet ka rezultuar se kjo shtetase nuk deklaronte në organet kompetente, të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco