Video ekskluzive/ Hajduti që të vjen me buqetë lulesh në derë

13:57, 02/10/2023
A+ Aa A-

Në redaksinë e syri.net ka mbërritur një denoncim në lidhje me vjedhjet e banesave në Tiranë.

Siç duket nga pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë, një person i maskuar si motorrist, në pamje të parë shpërndarës dhuratash, futet në një pallat me një buqetë lulesh në dorë dhe me një valixhe. Kjo është një metodë e re që përdorin hajdutët e banesave për t’u futur nëpër shtëpi e biznese të ndryshme për të grabitur.

Video në fjalë ka ndodhur në Rrugën “Siri Kodra” në Tiranë, në zonën e njohur si ish-punishtja e pastave.

Denoncuesi thotë se personi që duket në video ka grabitur një kasafortë të cilën e ka futur në çantën që mban në dorë. Dhe kjo është lehtësisht e kuptueshme pasi në ngjitje duket se çantën e ngre lehtësisht dhe në zbritje çanta rëndon dhe hajduti detyrohet të pushojë në sheshpushimin e shkallëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco