VIDEO/ Tensionohet situata nga zjarret në Fier, flakët i afrohen stallave me 200 krerë lopë

VIDEO/ Tensionohet situata nga zjarret në Fier, flakët i afrohen stallave me 200 krerë lopë

13:54, 02/10/2023
A+ Aa A-

Përveç dhjetëra vatrave të zjarrit që vazhdojnë të djegin masivin pyjor të Pishporos në Fier prej një jave, një tjetër vatër është krijuar pranë liqenit të Vadhizës në Fier.

Kjo vatër që po zgjerohet ka përfshirë drurët e ullirit dhe tani po rrezikon të djegë edhe një biznes blegtoral me 200 krerë lopë.

Z. Zija Hyka, shef i repartit zjarrfikës tha se kanë nisur punonjësit e tyre edhe atje, ndërkohë që të gjitha forcat kanë qënë të përqëndruara deri tani për shuarjen e flakëve në pyllin e Darëzezës. Biznesi në fjalë i përket Etem Resulit.

Gazetari i SYRI TV, Xhemil Beharaj, njoftoi  nga vendi i ngjarjes se "zjarri i fuqishëm në kodrat e Radostinës ka përfshirë një ullishte, qindra rrënjë ullinj po digjen. Nuk dihet se kush u ka ka vënë zjarrin. Në vendin e ngjarjes ka ardhur një automjet zjarrfikës, por këtu pranë ullishtes në kodrat e Vadhizës është edhe një stallë me rreth 200 krerë lopë, që rrezikohet nga zjarri. "

Zjarret e fuqishme në fshatrat e Fierit kanë përfshirë paraditen e sotme edhe sera të fermerëve në Sheq të Madh si edhe një pus gazi të Bankers në Kallm.

Ndërkohë në pyllin e Pishporos situata po del jashtë kontrollit dhe banorët e zonës përreth po nxitojnë që të korrin të mbjellat që rrezikohen nga flakët, pasi ato po vërshojnë nga të gjitha anët.

Dje, prefekti i qarkut të Fierit tha se në mesditë temperaturat shkonin deri në 1000 gradë, duke i detyruar ata që t'i tërhiqnin punonjësit për shkak të avujve të nxehtë që i paraprinin flakëve.

ImageImage

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco