Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

EKSKLUZIVE/ Flet babai i Laert Haxhisë: Tafani është drogmen dhe killer nga natyra, akuzat janë të stisura

12:47, 02/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e lajmeve të mesditës në SYRI TV me moderatoren Eneida Ndoci në lidhje telefonike ishte babai i Laert Haxhisë, Qamil Haxhia.

Haxhia është shprehur se kjo është një lojë e stisur nga policia dhe prokuroria e për ikëtë kanë gjetur një të droguar i cili ka thënë atë që kërkonte organi i akuzës.

Policia e shtetit së bashku me prokurorinë pa pasur prova se për çfarë ka bërë djali im nuk duhet të arrestojë dhe të terrorizojë njerëzit. Nuk mundet që për katër ditë të dalësh në përfundime edhe të cilësosh një grup vrasësish me pagesë.

Djali im qëndron në Greqi në burg, djalin tim e akuzojnë dhe për vjedhjen në Tiranë dhe akuza të tjera nëse ai del me fotografi, me shenja gishtash, biseda telefonike ai të përgjigjet për krimet që ka bërë, policia duhet të marrë masat dhe të mos terrorizojë njerëzit.

Një droguar duhet të vizitohet më para se të merret në intervistë, ai nuk është në gjendje të mirë mendore, nuk është e vërtetë ajo që ai ka deklaruar. Kush është ky që akuzon direkt djalin tim, duke  u shprehur se ka bërë vrasje dhe është kreu u grupit kriminal, ky është i papërgjegjshëm dhe kërkon të fusë në llum të gjithë njerëzit e tjerë dhe nuk mendoj se prokuroria ka rënë aq poshtë që të cilësojë të vërteta këto akuza.

Si mund të aludosh ti për të vrarë prokurorë, avokatë dhe kur para pak çastesh isha në lokalin e avokatit që ishte shënjestër për ta vrarë ndërkohë që ai është mik i afër  i Tafanit, nëse ky nxjerr një fotografi ose bisedë me djalin tim atëherë e pranoj, ai është një drogmen dhe killer nga natyra dhe është arrestuar duke konsumuar drogë.

Policia e shtetit më ka kontrolluar më qindra herë dhe ky është një operacion i kurdisur për të bërë me faj djalin tim pasi ai ka prej ditësh i arrestuar dhe i është bërë person që të flasë ato që kërkon policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco