VIDEO-SYRI TV/ Ndryshime në Policinë e Lezhës, shkarkohen zyrtarë të lartë, ja kush i zëvendëson

10:49, 29/09/2023
A+ Aa A-

Disa lëvizje të rëndësishme raportohet të jenë bërë në Drejtorinë Vendore të Policisë së Lezhës.

Mësohet se janë shkarkuar, shefi i krimeve, shefi i rendit si dhe drejtuesi i komisariatit në Rrëshen.

Të emëruarit e rinj janë: Klodian Kondi, shef i komisariatit në Mirditë, Gentian Berberi, zv.drejtor i hetimit dhe Altin Mena, zv.drejtor rendi.

Kujtojmë që pak ditë më parë Rrësheni i trondit nga atentati ndaj Martin Bardhit dhe plagosjes së tre personave të tjerë, ngjarja e cila ende ka mbetur pa autor.

Nuk dihet nëse këto ndryshime janë kryer për shkak të kësaj ngjarjeje, apo ka arsye të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco