Avokati i Laert Haxhiut: Familja e Klea Gjatës është kërcënuar, të merren masa

Avokati i Laert Haxhiut: Familja e Klea Gjatës është kërcënuar, të merren masa

09:52, 29/09/2023
A+ Aa A-

Këtë të premte, Prokuroria e Elbasanit do të dërgojë në Gjykatë materialet hetimore lidhur me operacionin “Never Forget”, me 13 të arrestuar dhe 3 në kërkim. Burime konfirmojnë se ajo do të kërkojë caktimin e masës arrest në burg për të gjithë personat që ranë në pranga. 

Lidhur me këtë çështje, ku “koka” e grupit kriminal është konsideruar Laert Haxhiu, i arrestuar në Greqi më herët, ka reaguar avokati i këtij të fundit duke bërë një denoncim të fortë. Ai shkruan se familja e Klea Gjatës e arrestuar gjatë operacionit, dhe që rezulton të jetë partnerja e Haxhiut, është kërcënuar pasi emri i saj doli si e përfshirë në vrasje dhe dyshohet për veprën penale moskallëzim krimi dhe përkrahje e autorit të krimit.

“Kërcënohet familja e Klea Gjatës nga familjarët e viktimave.... policia dhe prokuroria kanë tejkaluar kompetencat, nuk ka verifikim dhe konfirmim thëniesh të një të penduari për 3 ditë. Të merren masat ligjore për sigurimin e jetës së qytetarëve”, shkruan avokati, i cili kundërshton mënyrën se si kanë proceduar autoritetet me të bashkëpunëtorim e drejtësisë Artan (Marjus) Tafani.

Por Prokuroria e Elbasanit pretendon nga ana tjetër, se arrestimet janë bërë vetëm sa i përket ngjarjeve ku Tafani ka marrë marrë pjesë drejtpërdrejt.

Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se Tafani përveç krimeve ku ka marrë pjesë personalisht, ka folur edhe për disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në disa qytete të vendit si Tiranë, Lushnje, Durrës, Elbasan, dhe Fier.

Gjithashtu, thëniet e tij janë duke u verifikuar nga grupi hetimor me provat që janë grumbulluar sa i përket ngjarjeve të ndryshme. Sa i përket personit kyç të kësaj dosje Artan Tafanit, drejtësia e kishte në kërkim që prej tetorit të 2021 pas ngjarjes në Peqin ku u vra Alban Semaku.

Grupi i hetimit i ngritur për këtë ngjarje kishte siguruar prova të përfshirjes së tij përmes kamerave të sigurisë pranë vendit ku dyshohet se u rrëmbye 38 vjeçari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco