VIDEO/ Bastisjet te restoranti i gruas së Radojiçiçit/ Policia konfiskon disa vetura luksoze

09:41, 29/09/2023
A+ Aa A-

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se po kryen kontrolle në pesë lokacione në tri komuna në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë.

REL raportoi pak më herët se policia ka kryer bastisje edhe te restoranti Gray, i cili besohet se është në pronësi të Ema Radoiçiçit, bashkëshortes së nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç.

“Kossev” raporton se në garazh të këtij lokali, janë konfiskuar disa vetura, dy prej të cilave me targa të Beogradi dhe një pa targa fare, raporton Express.

Mediumi lokal Kontaktplus ka publikuar një video nga momenti kur policia e përfundon bastisjen.

Në video shihet edhe njëra ndër makinat që u konfiskua nga bastisja në restorantin e gruas së Milan Radoiçiqit, njeriut kryesor që mori pjesë në sulmin terrorist në veri.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco