SYRI TV/ Vijon djegia e mbetjeve urbane në Kukës, banorët: Ndotja vjen në qytet

12:30, 28/09/2023
A+ Aa A-

Vijon prej 48 ditësh të jetë aktiv zjarri në fushën e mbetjeve urbane në Mamëz të Kukësit. Banorët e qytetit verilindor ankohen se ndotja e shkaktuar u ka përkeqësuar jetën.

Nga SYRI TV

Prej 48 ditësh vijojnë të digjen mbeturinat në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në Kukës.

Tymi dhe era e rëndë që shkaktohet nga çlirimi i djegieve të materialeve të plastikës në grumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Mamëz, vetëm një kilometër larg qytetit të Kukësit në vijë ajrore, ka përkeqësuar jetesën e qytetarëve kuksianë.

Qytetarët apelojnë tek institucionet të ndërhyjnë për shuarjen e kësaj vatre zjarri.

Kjo pikë u përfshi nga flakët në datën 10 gusht të këtij viti, në pesë ditët e para të rënies së zjarrit u mobilizuan forcat zjarrfikëse të qytetit të Kukësit dhe ushtrisë, duke neutralizuar përhapjen e flakëve jashtë rrethimit të vendgrumbullimit, i cili ndodhet në mes të malit të Mamzit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco