Situatë kritike nga djegia e fabrikës së bojërave, afër saj janë tre karburante dhe depozita gazi

Situatë kritike nga djegia e fabrikës së bojërave, afër saj janë tre karburante dhe depozita gazi

00:03, 24/09/2023
A+ Aa A-

Një fabrika bojërash, e cila ndodhet në Maminas, në autostradën Tiranë-Durrës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha për shkak të lëndëve kimike dhe shpërthimeve të njëpasnjëshme.

Policia ka bllokuar lëvizjen e automjeteve në të dyja anët e autostradës dhe shoferët janë duke përdorur rrugë dytësore.

Edhe banorët e zonës janë evakuuar, pasi në afërsi të fabrikës janë edhe tre karburante.

Sakaq, ka dhe depozita gazi në atë zonë, që e bën situatën edhe më kritike, pasi rrezikohet shpërthimi.

Ndërkohë forca të shumta policie dhe zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes.

https://rumble.com/embed/v3hla21/?pub=1j3sut

Njoftimi i policisë

Në autostradën Durrës-Tiranë, në Maminas, është përfshirë nga flakët një fabrikë bojërash.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Shërbime të shumta policie të DVP Durrës dhe grupe të FNSH Tiranë kanë evakuuar në një objekt, qytetarët që ndodheshin në lokalin afër fabrikës.

Në momentin që ka rënë zjarr, brenda në fabrikë nuk ka patur punonjës, por vetëm rojet të cilët kanë qenë në ambientet e jashtme të fabrikës. Nga përhapja e flakëve nuk ka asnjë person të dëmtuar.

Për çështje sigurie do të bllokohet përkohësisht autostrada Durrës-Tiranë dhe lëvizja do të devijohet në rrugët dytësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco