Zjarr në Darëzezë, flakët rrezikojnë pyllin

Zjarr në Darëzezë, flakët rrezikojnë pyllin

17:19, 23/09/2023
A+ Aa A-

Një vatër zjarri është lokalizuar në Darëzezë të Fierit në zonën e quajtur Pertiq.

 Me ndihmën e kushteve të erës dhe temperaturave të larta, flakët janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar kështu edhe pyllin me pisha.

Ndërkohë mësohet se zjarri është afruar shumë pranë zonës së banuar.

Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje, në përpjekje për të neutralizuar flakët.

Krahas tyre, në shuarjen e zjarrit janë angazhuar edhe banorë të zonës me mjete rrethanore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco