FOTO/ 6 motoristë francezë humbin natën në pyjet e Skraparit, gjenden  te Qafa e Gjarprit

FOTO/ 6 motoristë francezë humbin natën në pyjet e Skraparit, gjenden te Qafa e Gjarprit

12:23, 23/09/2023
A+ Aa A-

Gjashtë turistë të huaj kanë humbur rrugën në Skrapar. Mësohet se ata i kishin lënë në një zonë të hapur malore, motorët më të cilët kishin mbërritur në Skrapar dhe pasi kishin ecur për në këmbë për disa orë, kishin humbur orientimin në pyjet e thellë të Postenit.

Djali i njërit prej turistëve kishte ngritur alarmin nga Franca, duke telefonuar e njoftuar edhe ambasadën.

Menjëherë pas njoftimit, dhjetëra efektivë të Komisariatit të Policisë në Skrapar janë nisur drejt malit dhe vetëm pas 12-orë kërkimesh ata i kanë gjetur turistët në vendin e quajtur Qafa e Gjarprit.

Fatmirësisht asnjë nga turistët nuk është lënduar. Ataa janë kthyer me policinë në vendin ku ata kishin parkuar motorrat dhe janë larguar më pas nga qyteti i Skraparit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco