Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Tiranë, arrest me burg autorit që tentoi të vrasë policin e 'Shqiponjave'

Tiranë, arrest me burg autorit që tentoi të vrasë policin e 'Shqiponjave'

10:57, 23/09/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për autorin e tentativës për vrasje të një polici të Shqiponjave në Tiranë, Klered Bozhajn.

Bozhanaj, 42 vjeç, pasi e qëlloi me dy plumba në bark efektivin që ishte në krye të detyrës, u arratis nga vendi i ngjarjes, diku pranë zonës së Oxhakut në Tiranë.

Efektivi i kishte kërkuar të ndalonte për ta kontrolluar, por Boxhanaj ishte larguar me vrap. Ai u arrestua në kohën kur po shkonte në shtëpi.

Bozhanaj gjatë marrjes në pyetje është përgjigjur në mënyrë anormale, duke pretenduar se ishte komandant i Pentagonit, se ishte shtetas amerikan etj. Prokuroria e Tiranës pritet të kërkojë një ekspertizë për shëndetin e tij mendor. Problemet e të birit i ka pranuar edhe babai i tij, i cili tha se po i shfaqte ato pas kthimit si emigrant nga Italia.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco