Lezhë, ndalen 12 klandestinë ngjeshur në bagazhin e makinës, arrestohen dy trafikantët shqiptarë

Lezhë, ndalen 12 klandestinë ngjeshur në bagazhin e makinës, arrestohen dy trafikantët shqiptarë

09:18, 23/09/2023
A+ Aa A-

Në Lezhë, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Njësia Operacionale arrestuan dy persona që ndihmonin në kalimin e kufirit të 12 emigrantëve nga vendet e treta.

Pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se dy shtetas po bashkëpunonin për të transportuar kundrejt pagesave, disa emigrantë që synonin të kalonin kufirin ilegalisht, është finalizuar operacioni policor i koduar "Bllokada", si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit E. J., 45 vjeç, banues në Kavajë dhe K. U., 32 vjeç, banues në Krujë.

Në aksin rrugor “Milot-Lezhë”, janë lokalizuar dhe ndaluar për kontrolle, automjetet tip "Benz" dhe tip "Volkswagen", me drejtues shtetasit E. J. dhe K. U. Në këto automjete ishin në total, 12 emigrantë nga vendet e treta, të cilët po transportoheshin nga 2 të arrestuarit kundrejt 500 eurove/person, me qëllim kalimin e kufirit, në mënyrë të kundërligjshme.

Me cilësinë e provës materiale, u sekuestruan automjetet tip "Benz" dhe tip "Volkswagen".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco