Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Hiqeshin si qendër masazhesh/ Prostituta dhe tutori 20-vjeçar bien në grackën e Piranjave

21:12, 22/09/2023
A+ Aa A-

Rrjetet sociale janë kthyer prej kohësh në një mjet efikas të rekrutimit të vajzave për prostitucion. Profile që operojnë nen emrin e qendrave te masazhit, por që në të vërtetë kërkojnë diçka krejt tjetër.

Hapi i parë është në Instagram ose Tik Tok, ku me dhjeta faqe kërkojnë masazhatore pa asnjë lloj kualifikimi, mjafton që të jenë të reja dhe të bukura. Në të vërtetë këto vajza, nuk kanë aspak lidhje me masazhet. Ato janë thjeshtë punëtore seksi. Por le të shohim se si funksionon.

Skema e punësimit është kaq e thjeshte: administratorët publikojnë njoftime pune, ku kërkohen vajza të reja. Asnjë sqarim më shumë… dhe vetëm kur vajza e interesuar iu shkruan personat që menaxhojnë rrjetin e prostitucionit, nisin të bëhen konkretë.

Si në rastin kur një nga vajzat tona, nisi të komunikonte me ta. Personi në chat, shfaqet hapur si një tutor që kërkon të joshë vajzat e reja dhe ti bindë të punojnë për të. Pasi jemi informuar me detaje për kushtet e punës, nxitojmë të lëmë takim, për ta njohur nga afër tutorin tonë. Por me tu përballur me të, surprizohemi, sepse personi që vjen në takim, është një vajzë shumë e re, akoma pa mbushur 20 vjeç.

‘Unë jam menaxherja. Kam pas punuar më parë. Kisha ca borxhe, ca probleme duke ndihmuar ca të afërm dhe s’kisha ku mbaja më. Këtë vit kam filluar punë, në shkurt. Studioj për mësuesi. S’ka masazhe në Shqipëri shpirt, por më vonë do hapim qendrën, se e kemi marrë me qira në Astir. Punojmë në terren për momentin. E vendosim ne vendin. Ta sjell unë psh klientin, ku të të marrin, të lënë.

Ti do e takosh në moment dhe mbaron punë. Nëse një nuk të pëlqen, largohesh dhe nuk e takon fare. Do thotë menaxheri, ora 4, makinë kjo, targë kaq. Mbaron me të dhe vjen tjetri direkt. 15 minuta maksimum mbaron. Pagesa varet, 150, 200. Nëse të jep 100, do i ndash. 50 vetë, 50 ne.

Do mbarosh çerek ore me njërin, apo gjysmë ore me tjetrin dhe gjysmë ore me një tjetër bën 150 mijë lekë. Nuk mund të bësh një jetë normale me 200 mijë lekë rrogë, kamarjere. Ndërsa kështu sdo punosh 8 orë, por dy tre orë në ditë dhe vjen një moment që thua pse mos ta shijoj jetën e luksit siç e bëjnë gocat. I sheh ato në insta? Nuk është se i fitojnë lekët në mënyrë të drejtë. E ke parë si i nxjerrin të gjitha bythët? Qesh.

Mund të shkëputesh kur të duash. Mësohesh. Në fund të ditës do ndjehesh rehat. Vitin e parë të shkollës kam qenë shumë skëterrë. Ngelesha pa lekë. Dale të të bëj një llogari. Bën ti dy vetë në ditë. Merr 100, merr e bakshishe. E zëmë 7 ditë. Shkon 700 brenda një jave vetëm ti. Janë të tuat këto. Po të bësh 3 shkon 1 milion.

Pasi kemi dëgjuar çfarë në duhet nga kjo bisedë, kemi kuptuar se vajza me të cilën jemi përballur është thjesht një vegël e dikujt që pa u shfaqur aspak drejton një rrjet prostitucioni.

Për këtë fiksojmë një takim të dytë më vajzën.

‘E kam bërë nga halli, kisha nevojë për lekë. Jam vetëm 20 vjeç. Këtu në Shqipëri nuk ja del dot me rrogën e ndershme, prandaj e kam bërë, por do ta lë, nuk do ta bëj më’

Duket dukshëm që vajza është në gjendje të dëshpëruar, por shpresojmë që ta mbajë fjalën e dhënë dhe t’i kthehet një jete normale si të gjitha moshataret e saj.

Por tani na duhet të takojmë edhe ortakun e saj në këtë biznes, po aq fajtor në historinë e rekrutimit të vajzave.

‘E kam lënë, kam tre muaj. Ju premtoj që nuk do ta bëj më’- tha tutori i frikësuar.

Si menaxherja ashtu edhe tutori na premtuan që do të hiqnin dorë nga kjo gjë. Nuk jemi të sigurtë se sa do ta mbajnë fjalën, por rëndësi ka që vajzat e reja të kuptojnë se të fitosh para në këtë formë nuk është zgjidhja më e mirë, as më e ndershmja.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco