Plagosja e efektivit, policia vendos numrin telefoni në dispozicion dhe një shumë të madhe monetare për informacion të vlefshëm

Plagosja e efektivit, policia vendos numrin telefoni në dispozicion dhe një shumë të madhe monetare për informacion të vlefshëm

14:18, 21/09/2023
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar autorin e ngjarjes së ndodhur në rrugën "Hysen Xhura", ku shtetasi Klered Bozhanaj, 42 vjeç, tentoi të vriste me armë zjarri punonjësin e Policisë.

Policia ka vënë në dispozicion një shumë të caktuar monetare dhe një numër telefoni për cilindo që ka informacion të vlefshëm.

Njoftimi:

Tiranë

Gjatë natës së mbrëmshme dhe ditës së sotme, ka vijuar kërkimi intensiv për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur në rrugën "Hysen Xhura", shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili tentoi të vriste me armë zjarri punonjësin e Policisë.

Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar dhjetëra banesa në qytetet Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Vlorë dhe do të vijojnë kontrollet intesive, deri në kapjen e tij.   

DVP Tiranë falënderon qytetarët, për informacionet e dhëna deri tani, të cilat janë duke u verifikuar nga Policia. Policia kërkon vijimin e bashkëpunimit, duke ftuar qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm, që do të çojë në kapjen e tij.  

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco