Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Motori me turist të huaj përplaset me makinën në Pogradec, plagoset pasagjerja

Motori me turist të huaj përplaset me makinën në Pogradec, plagoset pasagjerja

16:22, 19/09/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec - Lin, në afërsi të vendit të quajtur "Guri i Kuq".

Sipas informacioneve paraprake për SYRI-n, dyshohet se një motorr i drejtuar nga turistë të huaj, ka dalë nga një rrugë dytësore dhe është përplasur me një mjet.

Një prej turistëve (dyshohet femër), ka marrë dëmtime ndërsa është dërguar në spitalin e Pogradecit, ende nuk dihet gjendja shëndetësore pasi përplasja ka qenë e fortë. 

Nga burimet në vendngjarje mësohet se turistja italiane i ka prerë rrugën mjetit, ka kaluar nga një krah në tjetrin kur e ka përplas kamioçina. 

Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Pogradec/ Informacion paraprak

Më datë 19.09.2023, rreth  orës 15:50, në aksin rrugor "Pogradec-Lin", pranë fshatit Piskupat, Pogradec, automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A. B., 33 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtuese shtetasen italiane E. R., rreth 31 vjeçe, e cila për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 33-vjeçari ndodhet në vendngjarje.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur, si pasojë e prerjes së menjëhershme të rrugës nga drejtuesja e motomjetit, e cila ka qenë duke dalë me mjetin e saj nga pjesa buzë liqenit të Ohrit, në rrugë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, dokumentimin e ngjarjes si dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco