Ahmeti: Duhet një grup ekspertësh për të zbardhur ngjarjen e fisit Rraja në Fushë-Krujë

10:48, 18/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit 'Kafe Shqeto' në SYRI TV për të folur për punën e policisë dhe ngjarjet e fundit kriminale në vend ishte, Krenar Ahmeti.

Ahmeti është shprehur se shteti ke hedhur me qindra oficerë në rrugë dhe se për shkak të presioneve janë larguar nga vendi.

Do të kërkoja që të ishin marrë një grup ekspertësh për të zbardhur të plotë ngjarjen dhe nuk duhet që të paragjykojmë situatën mes fisit Rraja dhe Maja në Fushë Krujë. Po të isha unë do të merrja masa që ta ribëja dhe njëherë ekspertizën në këto kushte dhe duhet dokumentuar e plotë ngjarja.

Nëse ekspertiza bëhet në grup është e besueshme se edhen vëllai im me qenë nëse janë letrat si duhet nuk ka se çfarë të bëj.

Perëndimi u dha azil oficerëve të policisë të cilët u larguan nga ky vend pasi ata shtete kuptuan tmerrin që po kalojnë ata këtu. Me qindra dhe qindra oficerë i kanë hedh në rrugë dhe shteti duhet të japë llogari për këtë gjë, ky është krim.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco