VIDEOLAJM/ Kush janë dy të arrestuarit për të cilët u rrethua Vlora?

09:38, 18/09/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me operacionin e mbrëmjes së kaluar në qytetin e Vlorës, në fund të të cilit u arrestuan dy persona me armë zjarri.

Sipas të dhënave nga policia e qytetit bregdetar, të arrestuarit janë Santiljano Basho dhe Bruno Shehu, të cilëve iu gjetën armët.

Në operacion u përfshinë dhjetëra policë, forcat RENEA dhe FNSH, të cilët bllokuan për disa minuta bulevardin e Vlorës.

Në vendngjarje, përveç armëve, policia sekuestroi dhe një sasi parash, por ende nuk ka një komunikatë zyrtare për ngjarjen. SYRI TV ka siguruar videon ku oficerët shihen teksa numërojnë paratë.

Santiljano Basho nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ai konsiderohet si një prej “të fortëve” të Selenicës, i dënuar në 2019 për ‘shtrëngim me dhunë për dhënie për dhënie pasurie’.

Santiljano është vëllai i Tesi Bashos, një person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje. Ai ka vrarë dy vajza që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, një prej të cilëve e shfrytëzonte edhe vetë. Ai ishte arrestuar në vitin 2016 në Itali, por vetëm pak kohë më vonë duke shfrytëzuar transferimet pas tërmetit në Itali, së bashku me dy shokë u arratis nga dritarja e burgut, me çarçaf. Ra në prangat e policisë më 16 tetor të vitit 2019.

Edhe Shehu rezulton të një emër jo më pak i njohur për policinë. Kjo pasi ai është arrestuar në 19 janar të vitit 2016 në Manëz të Durrësit së bashku me shtetasit Gazmend Dervishi dhe Dritan Nikolli, me dyshimin se kishin marrë një shumë prej 10 mijë eurosh për të ekzekutuar një person në Durrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco