Itali/ Në pranga çifti shqiptar që kishte kthyer apartamentin në pikë shitje heroine

Itali/ Në pranga çifti shqiptar që kishte kthyer apartamentin në pikë shitje heroine

16:31, 17/09/2023
A+ Aa A-

Autoritetet policore në Torino të Italisë kanë vënë në pranga një çift shqiptarësh, pasi këta të fundit u kapën me më shumë se 2 kilogramë heroinë.

Mësohet se policia italiane ka arrestuar një 56-vjeçare shqiptare dhe partnerin e saj 61-vjeçar, pasi të dy dyshohen se shisnin lëndën narkotike nga apartamenti i tyre.

Brenda banesës së tyre u gjetën edhe disa gramë kokainë, si edhe mjetet përkatëse për ndarjen e drogës dhe përgatitjen e saj për shitje.

Sakaq, të dy shqiptarët janë arrestuar dhe akuzohen për posedim të lëndëve narkotike me qëllim tregtimin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco