SYRI TV/ Arrestimi i Encës, këngëtarja ngriti miniserë kanabisi në ballkon

13:46, 12/09/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin e artit “Enca” është arrestuar nga Policia e Tiranës me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike, në një operacion që mori emrin “Ballkoni”. Pas kontrolleve në ballkonin e vilës së Haxhiajt, policia sekuestroi 5 vazo të mëdha të mbjella me kanabis. Pas arrestimit, këngëtarja ka dhënë shpjegime duke pohuar se është përdoruese dhe se lëndën narkotike e ka mbjellë vetë për përdorim vetjak. Policia shoqëroi për të marrë në pyetje edhe të dashurin e saj, një shtetas i huaj. Por, pasi autorësia e bimëve të kanabisit u mor nga vetë këngëtarja, i dashuri i saj u lirua. Bimët e mbjella në vazo arrinin në lartësinë deri 1 metër.

SYRI TV

Disa javë hetime pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga policia, u zbuluan 5 vazo me kanabis në banesën e Ruenca Haxhias.

Këngëtarja e njohur me emrin Enca kishte kthyer ballkonin e vilës së sajë në Lundër në miniserë për të kultivuar lëndë narkotike kanabisa sativa.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga blutë e kryeqytetit u konstatua se në vilën e saj ishin 5 vazo të mëdha, në të cilat kishte të mbjella hashash që ishte gati për vjelje.

Bashkë me Enca Haxhiajn policia e Tiranës ka shoqëruar edhe partnerin e saj që është shtetas i huaj, për këtë të fundit ende nuk ka një akuzë. Ndonëse nga deklarata që Syri TV disponon të dy janë shprehur se i riu nuk ka pasur dijeni për bimët narkotike.

Ndërkohë që 27-vjeçarja përpara oficerëve të policisë gjyqësorë ka rrëfyer se bimët narkotike i ka pasur për përdorim vetjak, ndonëse sipas grupit hetimor këngëtarja kujdesej për bimët për disa javë.

Rreth 1 metër ka qenë secila bimë e sekuestruar nga policia. Ruenca Haxhiaj pritet që të dal para togave të zeza për t’u njohur me masën e arrestit ku do të përballet me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco