Lajmi i fundit

LIVE/ Presidenti i PL-së, Ilir Meta marshon drejt 'Bulevardit të Shpresës'

'Djali e ka dashur vajzën dhe ajo atë'/ Të tjera detaje nga arrestimi i 27 vjeçarit në Pogradec

'Djali e ka dashur vajzën dhe ajo atë'/ Të tjera detaje nga arrestimi i 27 vjeçarit në Pogradec

13:55, 03/09/2023
A+ Aa A-

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me arrestimin e një 27 vjeçari në Pogradec i akuzuar për marrëdhënie me të mitur. 

Të dhënat flasin se djali e donte vajzën si dhe ajo atë, madje i kishte çuar njerëz në shtëpinë e saj ku kishte kërkuar dorën. Por babai ka qenë dakord dhe nëna jo, më pas familjarët kanë bërë denoncim. Djali jetonte në Hondisht dhe vajza në Çerravë.

Nga të dhënat shtesë thuhet se vajza i ka shkruar e para në FB dhe më pas janë lidhur. Vajza i ka thënë se ishte 14 vjeç e gjysëm dhe ai ka kërkuar të fejohet me të.

Në komisiariat djali ka marr vesh që ajo ishte 13 vjeç. Çdo gjë ka qenë e ditur për të dyja familjet, si dhe vajza mbante unazë në gisht. 

Njoftimi i policisë së Pogradecit

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan shtetasin E. Xh., 27 vjeç, banues në fshatin Hondisht, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale, me një shtetase të mitur 13-vjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco