VIDEO/ Vrasja e Klajdi Bitrit, përlotet babai: Gruaja nuk e di, kërkoj ndihmë

12:13, 29/08/2023
A+ Aa A-

23-vjeçari Klajdi Bitri, i cili u vra të dielën në Itali, është nga qyteti i Lushnjes.

Babai i tij, Agim Bitri, bën thirrje për të ndihmuar në sjelljen e trupit të birit sepse ata nuk kanë mundësi financiare

“Më ka ndodhur një fatkeqësi e madhe. Nuk ia uroj as hasmit. Vajti për të ndarë një sherr e ma qëlluan e ma vranë, pa faj. Unë fëmijët i kam rrit me edukatë. Kaq 6 vite që punon në Itali punonte me djersën e ballit”

Ai nuk i mban dot lotët ndërsa përpiqet të gjejë forcë për të përballuar gjëmën që i ka rënë.

“Ishte në lule të rinisë. Fëmija im nuk arriti të shijonte jetën Nuk duhej t’i ndodhte kjo. Më mirë të kishte ndodhur mua. Trupi të më vijë sa më shpejt. Gruaja ende nuk e di, po e mbajmë me gajret nëpër spitale. Unë kam dalë jashtë e flas jashtë dhe kam dy ditë që qaj mbyturazi,” thotë Agim Bitri duke iu dridhur zëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco