Sot në Gjykatën Speciale, dëshmitari i 18-të kundër krerëve të UÇK

Sot në Gjykatën Speciale, dëshmitari i 18-të kundër krerëve të UÇK

08:18, 29/08/2023
A+ Aa A-

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve. Sot pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitari i prokurorisë në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve.

Dëshmitari i mbrojtur W03832, apo dëshmitari i 18-të dje ka nisur dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. 

Dëshmia e këtij dëshmitari dje është mbajtur kryesisht në seancë të mbyllur për publikun, raporton RTKlive.

Ndryshe në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë javë do të mbahen sot edhe nesër seancat gjyqësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco