Drejtonin mjetin në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, arrestohen 53 shtetas në Elbasan

Drejtonin mjetin në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, arrestohen 53 shtetas në Elbasan

18:15, 28/08/2023
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit ka vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore me pajisje bashkëkohore logjistike, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe lehtësimin e qarkullimit gjatë sezonit turistik.

Vetëm gjatë muajit gusht janë arrestuar në flagrancë 53 drejtues automjetesh dhe motomjetesh, nga këta 16 drejtues automjetesh në gjendje të dehur dhe 37 drejtues motomjetesh pa leje drejtimi.

Po ashtu, gjatë muajit gusht janë ndëshkuar administrativisht 8,087 drejtues mjetesh nga këta 1,325 drejtues automjetesh, për parakalime të gabuara; 854 drejtues automjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit; 342 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse; 506 drejtues automjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit; 3,751 drejtues automjetesh, për shpejtësi tej normave të lejuara.

Po ashtu 288 drejtues automjetesh janë penalizuar për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore dhe 1,021 drejtues të tjerë, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Elbasanit vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia apelon të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco