EMRAT/ Ashensori fatal në Sarandë që vrau 17-vjeçarin: Arrestohet montuesi, në kërkim pronari Në foto, i riu që humbi jetën në punë

EMRAT/ Ashensori fatal në Sarandë që vrau 17-vjeçarin: Arrestohet montuesi, në kërkim pronari

09:14, 26/08/2023
A+ Aa A-

Pas aksidentit të tmerrshëm që i mori jetën 17-vjeçarit Antonio Delilaj në Sarandë në kohën kur ai punonte, zënies poshtë nga ashensori i furnizimit të lokalit, Policia e Shtetit ka arrestuar montuesin e ashensorit, Lulzim Allkushin, 43 vjeç, kurse pronari i lokalit, Spiro Iljadhi, 37 vjeç, është shpallur në kërkim.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale ”Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin L.A., 43 vjeç, banues në Sarandë si dhe shpallën në kërkim shtetasin S.I., 37 vjeç, banues në Sarandë. Arrestimi i 43-vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 37-vjeçarit u bë pasi:

Rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1", Sarandë, në lokalin në pronësi të shtetasit S. I., është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë shtetasin A. D., 17 vjeç, (ndihmës/kamarier në këtë lokal). Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 43-vjeçari i arrestuar kishte montuar ashensorin e lokalit ndërsa 37-vjeçari i shpallur në kërkim është pronari i lokalit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” .

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco