FOTO/ Sarandë, humb jetën i vrarë nga ashensori, kamerieri 17-vjeçar

FOTO/ Sarandë, humb jetën i vrarë nga ashensori, kamerieri 17-vjeçar

08:59, 26/08/2023
A+ Aa A-

Një i ri 17-vjeçar me iniciale A.D ka humbur jetën në rrethana dramatike në një lokal në Sarandë, pasi në punë e sipër si ndihmës kamarier, e ka zënë poshtë ashensori i furnizimit. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, rreth orës 1:15 minuta në lagjen nr.1 të qytetit. Policia arrestuar montuesin e ashensorit, Lulzim Allkushi, 43 vjeç dhe ka shpallur në kërkim pronarin, Spiro Iljadhi, 37 vjeç.

Mediat vendore kanë publikuar emrin dhe foton e të ndjerit, Antonio Delilaj.

Në njoftimin paraprak të Policisë thuhet:

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale ”Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin L.A., 43 vjeç, banues në Sarandë si dhe shpallën në kërkim shtetasin S.I., 37 vjeç, banues në Sarandë. Arrestimi i 43-vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 37-vjeçarit u bë pasi:

Rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1", Sarandë, në lokalin në pronësi të shtetasit S. I., është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë shtetasin A. D., 17 vjeç, (ndihmës/kamarier në këtë lokal). Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 43-vjeçari i arrestuar kishte montuar ashensorin e lokalit ndërsa 37-vjeçari i shpallur në kërkim është pronari i lokalit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” .

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco