Sarandë, aksidentohet motori i forcave “Shqiponja”, dy policë të plagosur

Sarandë, aksidentohet motori i forcave “Shqiponja”, dy policë të plagosur

08:32, 26/08/2023
A+ Aa A-

Pas mesnate, në Qafe Gjashtë,  një motor i forcave “Shqiponja” të Tiranës, i ardhur për të mbështetur Policinë e Sarandës, është përplasur me një automjet të drejtuar nga shtetas italianë.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy efektivë policie  që janë transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës.

Dy efektivet e aksidentuar janë Ronaldo Cahani dhe Adrian Meta, të dy të shtruar ne spital. Adrian Meta vazhdon të jetë në urgjencë në observim, kurse Ronaldo  Cahani sipas mjekëve do të futet në sallën e operacionit pasi ka thyer një gisht në dorë.

Mësohet se gjatë pasdites deri në orët e para të mëngjesit, efektivet e Task-Force të Qarkullimit Rrugor kanë kryer edhe disa arrestime në Sarandë dhe Ksamil të  personave që janë kapur duke drejtuar mjetet të dehur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco