VIDEO-E rëndë/ Helmohen 50 turistë në Vlorë, 20 prej tyre fëmijë

19:56, 25/08/2023
A+ Aa A-

Janë helmuar 50 turistë në Vlorë.

Mësohet se turistët janë paraqitur në urgjencën e spitalit për të marrë ndihmën e mjekëve.

Nga informacionet paraprake dyshohet se ata janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar gjatë turit me një anije turistike.

Mjekët bëjnë me dije se fëmijët janë nisur me autobus nga qyteti i Shkodrës, dhe pasi kanë mbërritur në Vlorë kanë udhëtuar me një anije turistike. Sipas tyre pritet përgjigjja e analizave për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një helmim si pasojë e konsumimit të ndonjë ushqimi apo nga ekspozimi i gjatë në diell.

Sakaq, 6 prej tyre ndodhen në repartin e pediatrisë, ndërsa të gjitha janë në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco