Pushime tragjike në Shqipëri/ Shuhet vogëlushja italiane 19-muajshe, dyshohet se...

Pushime tragjike në Shqipëri/ Shuhet vogëlushja italiane 19-muajshe, dyshohet se...

19:24, 25/08/2023
A+ Aa A-

Lajmi i tmerrshëm mbërriti orët e fundit nga Shqipëria dhe tronditi të gjithë komunitetin e Centobuchi, një fshat në komunën Monteprandone të Italisë.

Vogëlushja Soleil Andolfi u shua kur ishte vetëm 19-muajshe, raporton Corriere Adriatico.

Gjithçka ndodhi papritur, ndërsa ishte me familjen e saj te gjyshërit nga nëna.

Në fakt, familja e saj ishte infektuar me Covid gjatë pushimeve dhe më vonë vogëlushja nisi të ndihej keq, por nuk dihet nëse edhe ajo ishte pozitive.

Në momentin që Soleil nisi të përkeqësohej, ajo u transportua në spital ku dhe ndërroi jetë.

Vogëlushja vdiq para syve të prindërve të saj, Lorinda dhe Alessandro.

Trupi i vogëlushes do të kthehet nesër në Itali. Analizat pritet të përcaktojnë shkakun e vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco