Masakra në Larushk/ Kontrolle për Gentjan Bejtjan pa sukses , ‘zhduket’ shënjestra e atentatit

Masakra në Larushk/ Kontrolle për Gentjan Bejtjan pa sukses , ‘zhduket’ shënjestra e atentatit

17:47, 25/08/2023
A+ Aa A-

Ndërsa po bëhen dy muaj nga masakra e Larushkut me një të vrarë e dy të plagosur, policia ende nuk ka mundur të gjejë dhe marrë në pyetje Gentjan Bejtjan.

Bejtja konsiderohet se ishte shënjestra e atentatit që ndodhi në derën e vilës së tij.

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se nga ana e policisë ka dyshime se ai fshihet në disa baza në Lezhë, por kërkimet e deritanishme nuk kanë dhënë rezultat.

Sakaq pas ngjarjes ku viktimë mbeti Ramazan Sino, kunati i Bejtjas dhe u plagosën dy djemtë e tij, kur njëri mori plagë të lehta, policia arrestoi si të dyshuar Valter Bamin, të fortin e Niklës të cilit zyrtarisht i ngriti vetëm akuzën e armëmbajtjes pa leje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco