Gjendet e vdekur në një kasolle 12-vjeçarja në Pogradec

Gjendet e vdekur në një kasolle 12-vjeçarja në Pogradec

15:34, 22/08/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:10, në fshatin Buzaishtë të Pogradecit. Policia njofton se një 12-vjeçare është gjetur e pajetë në një kasolle në afërsi të banesës. Dyshohet se e mitura është vetëvarur.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 22.08.2023, rreth orës 14:10, në fshatin Buzaishtë, Pogradec, në një kasolle në afërsi të banesës, është gjetur e pajetë nga familjarët, dyshohet e vetëvarur, një shtetase 12 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco