‘E vrau përpara shtëpisë’/ Kush është 30-vjeçari që goditi me thikë të riun

‘E vrau përpara shtëpisë’/ Kush është 30-vjeçari që goditi me thikë të riun

12:35, 15/08/2023
A+ Aa A-

Personi që shihni në foto, Dorjan Dema është autorit i krimit të rëndë në Bulqizë, që i mori jetën Dritan Manjanit.

Ngjarja ndodhi në fshatin Homesh, njësia administrative Shupenzë, ku autori goditi me thikë 26-vjeçarin, para shtëpisë së viktimës, ndërkohë që i riu humbi jetën në spital.

Sipas banorëve, konflikti mes të rinjve ka nisur në një lokal e më pas autori i dyshuar Dorjan Dema i ka shkuar viktimës te banesa dhe pasi ai ka dalë e ka goditur me mjet prerës që dyshohet të jetë thikë e jo kaçavidë, siç u raportua nga policia.

Banorët tregojnë se viktima nuk ishte konfliktual ndërsa autori i dyshuar ndodhej në lokal i shoqëruar nga 4 persona të tjerë dhe po konsumonte alkool.

Dritan Manjani ndodhej i vetëm në një tavolinë tjetër duke konsumuar kafe dhe mësohet se aty brenda ka patur një zënkë mes të rinjve. Vetëm pak minuta më vonë, pranë banesës së viktimës kanë shkuar dy makina dhe i kanë rënë borive. Në këtë moment ka dalë nga shtëpia 26-vjeçari, i cili po konsumonte darkë me familjen.

Dyshohet se ai është goditur menjëherë nga autori. Familjarët dhe të afërmit e viktimës e kanë transportuar me urgjencë për në spital, por fatkeqësisht Manjani nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Image

(Autori Dorjan Dema) 

Image

(Viktima Dritan Manjani)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco