Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Bulqizë, arrestohet Dema, autori i vrasjes së bashkëfshatarit të tij

Bulqizë, arrestohet Dema, autori i vrasjes së bashkëfshatarit të tij

08:01, 15/08/2023
A+ Aa A-

Policia e Dibrës ka arrestuar Dorian Demën, 30 vjeç, si autor të sulmit me kaçavidë që shkaktoi vdekjen e 26-vjeçarit Dritan Manjani në Shupenzë.

Policia tha se dy bashkëfshatarët nga Homeshi u grindën për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit, Dema e plagosi me kaçavidë Manjanin, i i cili, si pasojë e plagëve e humbi jetën në spital.

Në njoftimin zyrtar të Policisë, thuhet: "Në orët e vona të mbrëmjes, në Shupenzë, shtetasi D.D., 30 vjeç, banues në fshatin Homesh, për motive të dobëta është konfliktuar me shetasin D.M., 26 vjeç, banues në Homesh. Gjatë konfliktit 30-vjeçari e ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarin, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë falë reagimit në kohë, lokalizuan, kapën dhe arrestuan autorin e ngjarjes shtetasin D.D. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco