45-vjeçari godet me lopatë bashkëmoshatarin në Vlorë! Zbardhet motivi

45-vjeçari godet me lopatë bashkëmoshatarin në Vlorë! Zbardhet motivi

15:22, 08/08/2023
A+ Aa A-

Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur në Vlorë, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një person.

Mësohet se shtetasi me iniciale D. S., 45 vjeç ka qëlluar me mjet bujqësor (lopatë), bashkëmoshatarin e tij A.H., por fatmirësisht ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin D. S., 45 vjeç , banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me një mjet bujqësor (lopatë), shtetasin A. H., 57 vjeç, i cili si pasojë po merr asistencë mjekësore, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco