Arrestohet edhe një serb, i dyshuar për krime lufte në Istog

Arrestohet edhe një serb, i dyshuar për krime lufte në Istog

16:13, 05/08/2023
A+ Aa A-

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar edhe një serb, i cili dyshohet për krime lufte gjatë viteve 1998/99 në Istog.

Sipas njoftimit, i dyshuari Ž.Z. u arrestuar mesditën e së shtunës në fshatin Lubozhdë të Istogut. Dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

“I dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë në vitin 1998-1999 ka pasur pozitën e komandantit të Nën Stacionit Policor në fshatin Rakosh të Komunës Istogut. I njëjti është sjell në zyrat e DHKL-së ku pritet të intervistohet në cilësi të dyshuarit në prezencë të avokatit mbrojtës”, thuhet në njoftim.

Të premten, Policia arrestoi në Merdar ish-kryeshef e milicisë në Istog, Momir Pantiq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco