SYRI TV/ Mashtruan biznesmenin, pranga 3 'zyrtarët'. Florian Gjergji organizator i skemës mashtruese

SYRI TV/ Mashtruan biznesmenin, pranga 3 'zyrtarët'. Florian Gjergji organizator i skemës mashtruese

13:54, 04/08/2023
A+ Aa A-

Policia arrestoi 3 persona, të cilët me anë të mashtrimit tentuan ti zhvasin 35 mijë euro një biznesmeni në Tiranë. Të arrestuarit ishin prezantuar si zyrtarë të lartë shtetërore, duke i opremtuar favorizime biznesmenit nëpërmjet marrjes së ryshfetit. Si koka e skemës së mashtrimit është identifikuar Florian Gjergji, i cili edhe më herët ka qenë i arrestuar për të njëjtën vepër penale.

SYRI TV

‘’Jam kryebashkiaku i Vlorës, më duhen 35 mijë euro’’ ka qenë ky sms i dërguar nga 1 prej 4 anëtarëve të cilët përmes mashtrimit kanë tentuar të përfitojnë 35 mijë euro. Afrim Radici, Gezim Çelanji dhe Qazim Vata kanë përfunduar në pranga ndërkohë që policia ka identifikuar dhe shpallur tashmë në kërkim kokën e grupit, Florian Gjergji.

Ky i fundit rezulton emër i njohur për blutë e Tiranës pasi edhe më herët ka qenë organizator i këtyre skemave të mashtrimit ku rastin e fundit objektiv kishte qenë një biznesmen i njohur në Tiranë. Duket se biznesmenët tashmë e kanë nuhatur dhe menjëherë pasi marin sms për para i denoncojnë ato në polici.

Ndërkohë që menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimi i cili ka zbuluar rrjetën e mashtrimit. Teksa si provë materiale efektivët e policisë kanë sekuestruar 5 telefona celurarë dhe 2 automjete të cilat përdoreshin  nga shtetasit e implikuar në veprimtarinë kriminale.

Që nga janari I këtij viti janë zbuluar të paktën 5 skema të ngjashme nga policia ku shtetas të ndryshëm prezantohen si zyrtar apo të afërm të politikanëve për të përfituar shuma të konsiderueshme parash, kryebashkiaku erjon veliaj dhe kryeministri Rama, kanë qenë ndër emrat më të përdorur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco